Kaloni te përmbajtja kryesore

Sulmoi gazetaren në një xhami në Vushtrri, arrestohet

Një person është arrestuar të premten në Vushtrri për sulm.

Sipas Policisë, ai ka sulmuar një gazetare dhe kolegun e saj pasi ata po intervistonin imamin e xhamisë atje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në xhami ka sulmuar gazetaren femër kosovare dhe kolegun e saj mashkull kosovar, të cilët ishin duke biseduar me imamin e xhamisë për një intervistë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin ditor të Policisë./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button