Njohja de facto dhe Asociacioni “pengojnë” dialogun

Bashkimi Evropian ka ripërsëritur kërkesën për Kosovën dhe Serbinë për të zbatuar marrëveshjet e arritura në Bruksel e Ohër. Kjo e detyron Kosovën ta themelojë Asocianionin ndërkaq Serbinë të parnojë de facto Kosovën.

Në Kosovë njohës të rrethanave thonë se njohja “de facto”, për Kosovën garanton njohjen e kufijve shtetëror dhe mos kundërshtimin e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare

Me formimin e asociacionit për komunat me shumicë Serbe, Kosova do të përfitojë njohjen “De Facto” nga ana e Serbisë, kanë porositur drejtues të Komisionit Evropian, duke iu bërë thirrje palëve që të rinisin dialogun dhe të arrijnë kompromise. Por, për Prishtinën dhe Beogradin, pavarësisht premtimeve, hapat duket të jenë të kushtëzuar.

Ish-gjykatësi i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, thotë se njohja De facto nënkupton, njohjen e organeve shtetërore dhe sipas tij kjo njohje do t’i paraprijë njohjes ligjore.

“Nënkupton organet shtetërore të njhen nga Serbia dhe lejet e udhëtimit dhe në fakt është diçka për mos me pengu shtetin dhe kjo është e nënshkruar në marrëveshjen e Ohrit dhe kjo është defacto është e rëndësishme sepse mund të kalosht në Serbi me stemën dhe dokumentet e Kosovës. Njohja Defacto është rrugë drejt njohjes de juro me ligj që do ta njef Kosovësn ose drejt parlamentit opse shtetit përndryshe njohja dejuro vjen kur Kosova të anëtarësohet në OKB”, tha Kryeziu për RTV21.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ripërsëritur qëndrimin e tij, edhe në Kuvendin e Kosovës, se është i gatshëm ta nënshkruaj marrëveshjen bazike përfshirë edhe themelimin e Asociacionit. Por, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka shprehur diemat e tij se Kosova ka, sipas tij, vullnet për të nisur procesin e Asociacionit.

Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare Avni Mazreku, vlerëson se njohja de facto e Kosovës do t’i hapte rrugë bisedimeve mes dy shteteve, për dallim nga dialogu i tashëm që është përqëndruar në çështjet e brendshme të Kosovës

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme si hap i parë që ish dashtë me e ba është shuarja e të gjitha institucioneve paralele brenda territoreve të Kosovës, sjellja e Serbisë në njohjen e kufijve të Ks dhe sjellja e Serbisë për anëtarësimin e organizatave ndërkombëtare”, tha Mazreku.

Por, profesori David Kanin, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se me formimin e asociacionit serbët në Kosovë do të kenë një organizatë që do të njihej botërisht ndërkohë që vetë Kosova nuk njihet. Njohës ndërkombëtarë të rrethanave në Ballkan kanë theksuar se marrëveshja e kushtëzuar për të dyja palët do të duhej të ishte vullneti i tyre dhe jo imponim i jashtëm./21Media

Back to top button