Sulmoi një person dhe dëmtoi dy automjete, arrestohet suedezja në Fushë Kosovë

Është arrestuar e dyshuara suedeze në Fushë Kosovë, nën dyshimin se kishte sulmuar fizikisht një burrë, kosovar.

E njëjta kishte dëmtuar dhe dy automjete dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Fushë Kosovë / 04-07.11.2024-22:45-12:30. Me 07.11.2024 është arrestuar e dyshuara femër suedeze, nën dyshimin se e njëjta kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar dhe po ashtu i kishte dëmtuar dy automjete. E dyshuara është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. /21Media

Back to top button