Sulmoi të miturin, policia kërkon ndihmën e qytetarëve për ta gjetur
Policia e Kosovës po kërkon bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse kanë çfarëdo informate apo dinë diçka për vendndodhjen e të dyshuarit në foto, të raportojnë policinë në Suharekë apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë.
Sektori i Hetimeve të Stacionit Policor në Prizren thotë se është duke zhvilluar hetime lidhur me veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”, që ka ndodhur me datën 07/06/2023 rreth orës 20:15 në rrugën “Hadi Kantarxhiu”, në Prizren.
“I dyshuari ka sulmuar të dëmtuarin te mitur me ç ’rast i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore. Sektori i hetimeve ka bërë përpjekje maksimale në ndriçim të veprës penale dhe ka siguruar fotografi dhe video të dyshuarit, mirëpo deri tani nuk ka rezultuar në identifikim e tij. Me qëllim të ndriçimit të rastit nga Prokuroria Themelore në Prizren, kemi marrë autorizimin në pajtim të dispozitave të nenit 76 prag 2 te KPPRK-së, për publikimin e fotografive të dyshuarit në mediume televizive dhe media sociale, ku kërkohet bashkëpunim-ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, që do të na ndihmonin në identifikim dhe arrestimin e te dyshuarit. Andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse kane çfarëdo informate , apo din diçka për vendndodhjen e të dyshuarit në foto, të raportojnë policinë në Suharekë , apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Policisë./21Media