Ditë emocionuese sot për tifozët e Arsenalit

Pas transferimit të Kai Havertz, Arsenali është shumë afër që të godasë edhe me dy nënshkrime të reja.

Bëhet fjalë për mesfushorin Declan Rice dhe mbrojtësin Jurrien Timber, të cilët veçse janë në Londër për të kompletuar testet mjekësore.

Rice është bërë lojtari anglez më i shtrenjtë në histori, pasi që Arsenali do t’i paguajë West Hamit plot 117 milionë euro dhe gjashtë milionë euro të tjera në formë të bonuseve.

Ndërkaq, për Jurrien Timber, Arsenali ka arritur marrëveshje me Ajaxin e cila e arrin tarifën e transferimit të 40 milionë eurove dhe pesë milionë euro të tjera në formë të bonuseve.

Back to top button