Sulmon policët në Vushtrri, arrestohet i dyshuari

Të enjten është arrestuar një person në rrugën “Haxhi Zeka” në Vushtrri, pasi i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht dhe kanosur zyrtarët policorë.
Në raportin 24-orësh të Policisë, thuhet se i njëjti është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i njëjti ka sulmuar fizikisht dhe kanosur zyrtarët policorë si dhe ka refuzuar të legjitimohej. Një zyrtar policor ka pranuar trajtimin mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë./21Media