Sulmon shtëpinë e vëllait dhe zyrtarët policorë

Sulmuesi raportohet të ketë qenë i dehur

Policia e Kosovës njofton se një person ka raportuar se vëllai i tij kishte shkuar tek shtëpia e tij dhe kishte thyer xhamin e derës dhe dritares së shtëpisë, gjithashtu i njejti sulmues posa kishte vërejtur zyrtarët policorë i kishte sulmuar me një shkop druri.

Rasti raportohet të ketë ndodhur pasditen e djeshme në Gjilan.

I njëjti ishte në gjendje të dehur i cili është arrestuar. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./21Media

 

Back to top button