Blushi do të bëjë “gjithçka” që projekti i tij të vazhdojë

Ai i falënderoi edhe votuesit e partisë “LIBRA”

Partia më e re në Shqipëri LIBRA, nuk ka arritur të fitojë mandate në zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 25 qershor.

Megjithatë kryetari i kësaj partie Ben Blushi, ka thënë se projekti i LIBRA-s do të vazhdojë.

Blushi ka falënderuar mbështetësit e tij, duke thënë se deri në përfundimin e numërimit të votave, LIBRA do të ketë 20 mijë vota.

“Te dashur LIBRA, kur kutitë të mbyllen ne do kemi 20.000 vota në gjithë Shqipërinë dhe asnjë mandat. Dua tju falenderoj të gjithëve dhe t’ju them, se përgjegjësia është vetëm e imja dhe merita është e gjitha e juaja. Do bëj gjithshka mundem, që projekti LIBRA të vazhdojë. Kanarina nuk hyri dot në minierën e qymyrit megjithëse fluturoi”, ka thënë Blushi përmes një shkrimi në “Facebook”.

Back to top button