Sulmon me thikë, arrestohet

Policia ka konfiskuar mjetin e dyshuar

Një person është arrestuar në Mitrovicë pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar me një mjet të mprehtë që dyshohet të jetë thikë, dy persona tjerë të kombësisë shqiptare.

Si pasojë e sulmit njëri nga viktimat ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe i njëjti është dërguar në QKUK-Prishtinë për tretman mjekësor ndërsa viktima tjetër ka pësuar lëndime të lehta trupore.

Lidhur me rastin Njësiti policor ka gjetur dhe konfiskuar mjetin e dyshuar-thikën që  dyshohet të jetë përdorur në rast.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button