“Nuk tregojnë muskujt të mençurit…”

Deda tha se Mitrovica do t’i sjell në opozitë sic tha ata që e nepërkëmben me vjet

Përfaqësuesit e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila dhe Ilir Deda edhe këtë herë sikurse cdo ditë dolën bashkë në foltore.

Kusari-Lila tha se mitrovicasit do të dijnë të zgjedhin ofertën e këtij koalicioni.

“Janë dy oferta, njëra që ende proklaman forcën si zgjidhje të problemit, dhe ajo për të mencurit. Koha është për të mencurit, sepse, të fortëve iu ka kalu koha. Nuk tregojnë muskujt të mençurit…”tha Kusari Lila.

Ndërsa, Deda, vuri në pah se Mitrovica do t’i sjell në opozitë sic tha ata që e nepërkëmben me vjet.

“Mitrovica e din mas mirti qysh i qet ata në opozitë dhe ky qytet që po lyp krenarinë që 30 vjet ka me gjet atë me këtë koalicion. S’mund pa e përmend bijën tuaj Vjosa Osmanin”, tha Deda.

Kreu i Lëvizjes për Drejtësi, Sylejman Qerkezi, vuri në pah siç tha dy cështje të rëndësishme. “Dy gjera të jenë në fokus, crrënjosja e bixhozit në Kosovë dhe të kemi prioritet njerzit me aftësi të kufizuara”, tha ai./21Media

Back to top button