Sulmuan me thikë dy të mitur, u arrestuan 6 persona
Policia ka informur se dje në Obiliq janë arrestuar gjashtë kosovarë, tre prej tyre të mitur, sepse për motive ende të panjohura kanë sulmuar fizikisht me thika dy të mitur, të cilëve u kanë shkaktuar lëndime trupore.
Sipas policisë, viktimat janë dërguar për tretman në QKUK dhe sipas mjekëve gjendja e tyre është e rëndë.
“Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar; tri (3) thika, një (1) shufër metali, dhe një (1) boks hekuri. Të dyshuarit, pas intervistimit me urdhër të prokurorit, të gjithë janë dërguar në mbajtje.”, ka informuar policia.
Rasti është duke u hetuar./21Media