Sulmuesi i Strasburgut ende ndodhet në arrati
Policia franceze kërkon ndihmë në gjetjen e tij
Qindra forca policore të Francës po kërkojnë në pjesën lindore të vendit për sulmuesin 29-vjeçar i cili të martën, hapi zjarr në një treg të Krishtlindjeve, duke lënë të vrarë tre persona dhe plagosur 12 të tjerë. Gjatë sulmin, migranti 29-vjeçar, bërtiti “Zoti është më i madhi” në gjuhën arabe.
Prokurori Remi Hejtz, tha se bazuar në rrethanat dhe mënyrën e veprimit të sulmuesit sulmi është trajtuar si terrorist.
“Duke konsideruar objektivin, mënyrën e tij të veprimit, profilin e tij dhe dëshmitë e atyre që e kanë dëgjuar të bërtasin” Allahu Akbar, “policia antiterroriste është thirrur në veprim”.
Policia Kombëtare e identifikoi të dyshuarin si Sherif Shekt, duke thënë se ai është i “i rrezikshëm” dhe duke i paralajmëruar njerëzit “mbi të gjitha, t’i shmangen atij dhe të mos ndërhyjnë”.
Kryeministri Eduard Filip ka thënë se 1 mië e 800 ushtarë shtesë janë vënë në patrullime antiterror. Një burim i sigurisë gjermane i tha agjencisë Reuters të lajmeve se i dyshuari ishte burgosur në Gjermaninë jugore nga gushti 2016 deri në shkurt 2017 për akuzat e rënda të vjedhjes para se të lirohej nga dënimi i tij 27 mujor për t’u deportuar në Francë.
Një zyrtar i lartë i Ministrisë së Brendshme tha se autoritetet besojnë se Shektati ishte radikalizuar në burg dhe ishte monitoruar nga inteligjenca franceze që nga fundi i vitit 2015./21Media