Çaktivizohet eksplozivi afër Gazimestanit

Zona ku është gjetur eksplozivi tani është nën kontrollin e Policisë

Ka marrë fund incidenti me 15 kilogramë eksploziv që Policia e Kosovës e ka gjetur në rrugën që çon drejt Gazimestanit.

Eksplozivi që është gjetur në këtë vend është çaktivizuar. Lajmin e ka konfirmuar kryeprokurori i Prishtinës, Imer Beka.

“Eksplozivi i gjetur në rrugën që çon drejt Gazimestanit është çaktivizuar dhe është tërhequr”, tha Beka për kallxo.com.

Sipas kryeprokurorit të Prishtinës, zona ku është gjetur eksplozivi tani është nën kontrollin e Policisë.

Imer Beka tha se për momentin Prokuroria nuk ka ndonjë të dyshuar për këtë incident.

“Ende nuk kemi të dyshuar, të paktën jo ne si Prokurori”, tha Imer Beka./kallxo

 

Back to top button