Sulmuesi në Cetinje është vrarë nga një qytetar

Prokurorja kujdestare, Andrijana Nastiq, tha se nëntë persona janë gjetur të vdekur në vendngjarje pas të shtënave në Cetinje të Malit të Zi.
Ndërkohë, siç tha ajo për televizionin Vijesti, nga Qendra Klinike e Malit të Zi kanë marrë informacion se dy persona të tjerë kanë humbur jetën si pasojë e plagëve të rënda.
Sot në Cetinje u qëlluan për vdekje 11 persona, bashkë me vrasësin, të cilin, siç tha Nastiq, e vrau një qytetar.
Nastiq shtoi se gjashtë persona janë duke u trajtuar, dy në Cetinje dhe katër në Qendrën Klinike të Malit të Zi.
“Nga 11 personat që vdiqën, dy janë fëmijë. Rasti është duke u hetuar”, tha Nastiq.

Vijesti, duke iu referuar dëshmitarëve okularë, raportoi se sulmuesi fillimisht vrau fqinjen dhe fëmijët e saj, pas së cilës telefonoi bashkëshortin e të vrarës dhe i tregoi se çfarë kishte bërë. Më pas, sipas të njëjtave burime, ai ka vazhduar sulmin duke qëlluar në drejtim të fqinjëve dhe kalimtarëve./21Media

Back to top button