Sulmuesi i policit në Paris pranon se ka lidhje me Shtetin Islam

“Familja e tij njoftoi se është e shokuar”

Burri, i cili kishte sulmuar policin jo shumë larg katedrales Notr Dam në Paris, është i lidhur me Shtetin Islam, njoftuan të mërkurën autoritetet franceze.

Familja e tij njoftoi se është e shokuar, derisa zyrtarët thanë se ai është i panjohur për shërbimet e inteligjencës, transmeton AFP.

Polici i lënduar ndërkohë ka përshkruar se kishte menduar se do të vdesë kur ishte sulmuar para katedrales, para se kolegu i tij të kishte shtënë mbi sulmuesin.

Video-xhirimi në të cilin shihet studenti algjerian se si shpreh besnikërinë ndaj Shtetit Islam, është gjetur nga policia gjatë bastisjes së shtëpisë së tij në një paralagje të Parisit.

Back to top button