Sunak emërohet zyrtarisht Kryeministër i Britanisë së Madhe
Rishi Sunak sot u emërua zyrtarisht kryeministër i Britanisë së Madhe.
Ai u emërua nga Mbreti Charles III në Buckingham Palace në Londër menjëherë pasi Liz Truss javën e kaluar dha dorëheqje pas një mandati 50 ditor.
Sunak bëhet personi i parë me ngjyrë dhe i pari hindu që udhëheq Britaninë pasi fitoi një garë të shpejtë për udhëheqjen e Partisë Konservatore të hënën. Sunak, në moshën 42-vjeçare, është gjithashtu personi më i ri që ka marrë detyrën në më shumë se 200 vjet.
Pasi u ftua për të formuar një qeveri nga Mbreti, Sunak u kthye në Downing Street ku mbajti një fjalim që synonte të lehtësonte disa nga shqetësimet e publikut dhe të parashtronte disa nga vizionet për postin e tij të kryeministrit.
Në fjalimin e tij të parë si kryeministër i ri i Britanisë, Sunak tha se kombi ishte në “krizë të thellë ekonomike”.
“E admirova shqetësimin e saj për të krijuar ndryshim. Por u bënë disa gabime. Nuk lind nga vullneti i keq apo qëllimet e këqija. Krejt e kundërta në fakt, por megjithatë gabime. Dhe unë jam zgjedhur kryetar i partisë sime, dhe kryeministër juaj pjesërisht, për t’i rregulluar ato. Dhe kjo punë fillon menjëherë.”, tha ai, shkruan CNN/21Media