Don Xhoni me një lajm të mirë për fansat

Rap-artisti nga Drenica, Xhonatan Isufi i njohur me emrin skenik, Don Xhoni, po sjell një mini album, për herë të parë në karrierën e tij muzikore.
Kështu ka njoftuar vet reperi përmes një postimi në InstaStory.
Detajet të tjera rreth albumit të parë të Don Xhonit do të bëhen të ditura së shpejti.

Ndryshe, “Hala” mbetet projekti i fundit muzikor nga Don Xhoni në bashkëpunim me këngëtaren Era Istrefi. Kënga është publikuar më 30 shtator dhe deri tani ka arritur mbi 16 milionë klikime në Youtube./21Media

Back to top button