Sunak njofton Zelenskyn për 60 milionë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar njofton paketën e mbrojtjes ajrore prej 60 milionë dollarësh për Ukrainën gjatë vizitës në Kiev
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak, ka bërë të ditur për një paketë të mbrojtjes ajrore prej 60 milionë dollarësh për Ukrainën, gjatë vizitës së tij të parë në Kiev të shtunën, sipas Doëning Street.

“Gjatë takimit të tij me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, Sunak konfirmoi se Mbretëria e Bashkuar do të sigurojë një paketë të re të madhe të mbrojtjes ajrore për të ndihmuar në mbrojtjen e civilëve ukrainas, dhe infrastrukturës kritike kombëtare nga një breshëri e fortë e sulmeve ruse”, sipas një njoftimi për shtyp të Downing Street.

Përveç paketës së mbrojtjes ajrore, Sunak ka zotuar gjithashtu 14 milionë dollarë (12 milionë paund) në financim për përgjigjen në Ukrainë të Programit Botëror të Ushqimit, si dhe 5 milionë dollarë (4 milionë paund) për përgjigjen në Ukrainë të Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin./21Media

Back to top button