Super finalja e Kupës së Kosovës, Llapi e Drita publikuan formacionet zyrtare

Sonte nga ora 20:00, stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë nikoqir i super ndeshjes mes Dritës dhe Llapit, e vlefshme kjo për finalen e Kupës së Kosovës.
Të dy skuadrat kanë sytë vetëm nga ky trofe, pasi që siguruan biletat drejt garave evropiane për sezonin e ardhshëm.
Drita do të synojë me çdo kusht fitoren sot në mënyrë që ta fitojë trofeun në fjalë pas afro dy dekadave, kurse Llapi kërkon që ta mbrojë titullin e kampionit në këtë garë, duke e fituar dy herë radhazi Kupën e Kosovës.
Në garën deri në finale, Llapi në çerekfinale eliminoi Gjilanin me rezultat solid 2:0, kurse në gjysmëfinale triumfoi kundër Prishtinës brenda dy ndeshjeve me rezultat të ngushtë 3:2.
Drita do të synojë me çdo kusht fitoren sot në mënyrë që ta fitojë trofeun në fjalë pas afro dy dekadave, ku në garën deri në finale, gjilanasit në çerekfinale e mposhtën Ulpianën me rezultat 3:0, kurse në gjysmëfinale eliminuan Ramiz Sadikun, ku brenda dy ndeshjeve rezultati tregonte 5:2 në favor të Dritës.
Formacionet zyrtare Llapi-Drita
Llapi (4-2-3-1): Avdyli; Shabani, Prençi, Neto, Krasniqi; Peposhi, Ramadani; Rivera, Veliu, Selmani; Firmino
Drita (4-3-3): Rexhepi; Blakqori, Cuculi, Limani, Islami; Broja, Namani, Jashari; Kryeziu, Simonovski, Ajzeraj

Back to top button