Super lajm për Realin, rikthehet Bellingham

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti e ka konfirmuar se Jude Bellingham është rikthyer nga lëndimi.

Bellingham mungoi në ndeshjet e fundit të Realit, pas lëndimit që e pësoi në fitoren 4:0 kundër Gironas.

Bellingham mungoi kundër RB Leipzigut në Ligën e Kampionëve, dhe kundër Sevillas e Rayo Vallecanos në La Liga.

Tani, trajneri i Realit, Carlo Ancelotti e ka konfirmuar se Bellingham është rikthyer nga lëndimi i tij.

“Ai është rikuperuar nga lëndimi i tij dhe ai është 100% i gatshëm për të luajtur”, tha Ancelotti.

Po ashtu, Ancelotti e konfirmoi se edhe Joselu është rikthyer nga lëndimi dhe është i gatshëm.

Back to top button