Tahiri thotë se atë që nuk arriti ta bëjë Serbia për 16 vjet, po e bën vetë Kurti

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, për mosparaqitje në samitin BE-Ballkani Perëndimor që është mbajtur të enjten në Tiranë.
“Që nga nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, Serbia është munduar ta sabotojë pjesëmarrjen e Kosovës në çdo mekanizëm rajonal e ndërkombëtar dhe rrjedhimisht ta kontestojë vetë subjektivitetin ndërkombëtar të shtetit të Kosovës. Por, fatmirësisht, Serbia pati dështuar në këtë drejtim pasi shteti i Kosovës kishte shënuar suksese në përfaqësim ndërkombëtar. Albin Kurti refuzon të marrë pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor që po zhvillohet në Tiranë. Ky është autogol diplomatik i Kosovës. Fatkeqësisht, atë që nuk arriti ta bëjë Serbia për 16 vjet – izolimin dhe sabotimin ndërkombëtar të Kosovës – po e bën vetë kryeministri i Kosovës” është shprehur Tahiri.