Superjahti i sekuestruar rus 75 milionë dollarësh nxirret në ankand
Një superjaht prej 75 milionë dollarës është nxjerrë në ankand pasi pronari i tij, u sanksionua nga Britania e Madhe, BE-ja dhe SHBA-ja.
Axioma u sekuestrua nga autoritetet në Gjibraltar pasi banka amerikane JP Morgan pretendoi se pronari Dmitrievich Pumpyansky dështoi të paguante një hua prej 20 milionë dollarësh.
Axioma është superjahti i parë luksoz i kapur që shitet që kur u vendosën kufizime ndaj rusëve të fuqishëm pas pushtimit të Ukrainës.
Anija parashikohet të shitet më pak se vlera e parashikuar.
Paratë nga shitja e Acioma pritet të shkojnë për JP Morgan.
Pumpyansky, i cili ka një pasuri prej 1.84 milionë funtesh është pronari dhe kryetari i prodhuesit të tubave të çelikut OAO TMK, një furnizues i kompanisë ruse të energjisë në pronësi të Gazrpom./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?