Superkupa mes Realit dhe Eintracht Frankfurtit, UEFA cakton gjyqtarin
Organi më i lartë qeverisës i futbollit evropian, UEFA, tanimë e ka caktuar gjyqtarin për Superkupën e Evropës.
Në kuadër të kësaj gare, do të ndeshen triumfuesi në Ligën e Kampionëve dhe fituesi i Ligës së Evropës, respektivisht Real Madridi dhe Eintracht Frankfurti.
Ndeshja do të luhet të mërkurën, më datën 10 të muajit gusht dhe do të zhvillohet në stadiumin “Helsinki Olympic” në Helsinki.
Ndërkaq, sa i përket drejtësisë në këtë ndeshje, gjyqtari kryesor do të jetë anglezi, Michael Oliver.
Në rrugëtimin deri te Superkupa e Evropës, Reali e ka mposhtur në finale të Ligës së Kampionëve skuadrën e Liverpoolit me rezultat minimal 1:0, kurse Eintracht Frankfurti e ka mposhtur Rangers në Ligën e Evropës me ndihmën e penalltive, respektivisht 5:4.