Superliga e Kosovës, Ballkani, Drita dhe Llapi shënojnë fitore

 
Kanë përfunduar të tri ndeshjet e programit të sotëm të Superligës së Kosovës, ku skuadrat në formë si Drita, Ballkani dhe Llapi nuk kanë lënë vend për befasi.
Pas 90’ minutave lojë të zhvilluara, Ballkani ka shënuar fitore me rezultat bindës 3:0 kundër skuadrës së Ulpianës.
Po ashtu, fitore sot siguroi edhe skuadra e Llapit, e cila e mposhti si vendase në stadiumin “Zahir Pajaziti” skuadrën e Feronikelit me rezultat final 4:2.
Ndërkaq, në ndeshjen interesante mes Malishevës dhe Dritës triumfuese doli skuadra nga Gjilani, e cila e mposhti Malishevën si mysafire me rezultat të ngushtë 2:1.
Me pikët e reja, Ballkani zë vendin e parë me gjithsej 42 pikë, një më shumë se vendi i dytë Drita, kurse Llapi zë vendin e katërt me gjithsej 36 pikë të arkëtuara.
Në anën tjetër, pas humbjeve të sotme, Feronikeli zë vendin e fundit me 11 pikë, Ulpiana renditet në vendin e tetë me 19 pikë, kurse Malisheva pozicionohet në vendin e shtatë me 23 pikë.
Rezultatet finale të ndeshjeve të sotme të Superligës së Kosovës i gjeni më poshtë.
Ballkani 3:0 Ulpiana
Llapi 4:2 Feronikeli
Malisheva 1:2 Drita

Back to top button