Superliga e Kosovës, këto janë ndeshjet e sotme 

Superliga e Kosovës rikthehet sot me disa ndeshje tejet interesante, të vlefshme këto për xhiron e 18 të sezonit 2021/22.
Fokusi qëndron te përballja mes kampionit të Kupës së Kosovës Llapit dhe kampionit aktual të Superligës Prishtinës, ku kjo e fundit është mysafire e skuadrës së Tahir Batatinës.
Momentalisht, pas 17 ndeshjeve të dy skuadrat i ndanë një vend dhe dy pikë, ku skuadra e Llapit pozicionohet në vendin e katërt me gjithsej 26 pikë, dy më shumë se Prishtina që zë vendin e pestë.
Krahas ndeshjes mes Llapit dhe Prishtinës, është duke u zhvilluar edhe përballja mes Dritës dhe skuadrës së Ulpianës.
Ndeshjet që kanë filluar në Superligën e Kosovës i gjeni më poshtë.
Drita – KF Ulpiana
Feronikeli – Drenica
KF Llapi – Prishtina

Back to top button