​Superliga e Kosovës, sot nis xhiro e 14-të

Superliga e Kosovës i rikthehet aksionit sot me një ndeshje tejet interesante, e vlefshme kjo për xhiron e 14-të të këtij sezoni.

Me fillim nga ora 13:00 stadiumin “Liman Gegaj” do të jetë nikoqir i përballjes mes Malishevës dhe Gjilanit.

Në ndeshjen e fundit të zhvilluar, Malisheva barazoi pa gola me Feronikelin ’74, kurse Gjilani e mposhti po të njëjtën skuadër, Feronikelin ’74 me shifrat 2:1.

Takimi i fundit mes këtyre dy skuadrave daton në muajin shtator të këtij viti, ku asokohe Gjilani e mposhti Malishevën 1:0.

Momentalisht, Malisheva zë vendin e katërt me 17 pikë, krahas Gjilanit që renditet i shtati me 14 pikë, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.

13:00 Malisheva – Gjilani

Back to top button