Superliga, mbyllen me rezultate befasuese pjesët e para të tri ndeshjeve

Ka përfunduar pjesa e parë e tri ndeshjeve të Superligës së Kosovës që po zhvillohen sot në kuadër të xhiros së gjashtë të kampionatit të Kosovës.
Janë shënuar vetëm dy gola në këto tri sfida dhe që të dyja këto në ndeshjen ndërmjet Feronikelit dhe Prishtinës. Kampioni aktual është duke triumfuar me rezultat 2-0.
Derbi ndërmjet Dritës dhe Gjilanit është duke u luajtur pa gola pas 45 minutave të para në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Rezultati 0-0 është edhe në sfidën tjetër shumë interesante ndërmjet Malishevës dhe Ballkani që po zhvillohet në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë.

Back to top button