Suspendohen dy doganierë, nuk e evidentuan daljen e autobusit nga Maqedonia e Veriut

Nga Dogana e Maqedonisë së Veriut sot kanë njoftuar se kanë suspenduar dy doganierë, pasi të njëjtit nuk kanë evidentuar daljen e autobusit të aksidentuar në Bullgari, shkruan TV21. Nga ky institucion kanë thënë se doganierët kanë shkelur nenin 49 të Ligjit për Transportin Rrugor.
“Nga konstatimet fillestare nga kontrolli i brendshëm rezulton se me datë 18.11.2021, doganierët nuk kanë evidentuar në mënyrët elektronike daljen e automjetit me targa SK0284BA në transportuesin BESA Trans nga Shkupi, vetëm është bërë verifikimi i listës së regjistruar për transport të udhëtarëve” është bërë e ditur në njoftimin e Doganës.
Autoritete doganore kanë informuar se përveç suspendimit të dy doganierëve, do pësojnë masa sanksionuese edhe për udhëheqësin e tyre.
“Për parregullsitë e konstatuara në aksionin e deritanishëm, për dy doganierë të cilët kanë qenë në detyrë në momentin e daljes së mjetit nga vendi do të merren masa e suspendimit nga vendi i punës, ndërsa për drejtuesin e tyre do të vijojë masa e sanksionit”, është bërë e ditur në njoftimin e Doganës, shkruan TV21
Një autobus i kompanisë “Besa Trans” nga Shkupi, me udhëtarë kryesisht shqiptarë, dje është rrokullisur dhe ka marrë flakë në Bullgari, teksa ka qenë duke kthyer në vend turistë që kanë qenë për fundjavë në Stamboll të Turqisë. Në aksident, jetën e kanë humbur 46 persona dhe janë lënduar 7 të tjerë. Në mesin e viktimave janë edhe 12 fëmijë./21Media

Back to top button