Suspendohen dy zyrtarë të Doganës

Dogana e Kosovës, ka suspenduar dy zyrtarë të saj. Sipas Doganës, dyshohet për një konflikt të dhunshëm fizik.
Në njoftimin për media bëhet e ditur se kjo çështje do t’i nënshtrohet një procesi hetimor rigoroz dhe transparent për të hedhur dritë mbi të gjitha rrethanat e konfliktit të supozuar.
“Dogana e Kosovës do të punojë me përkushtim për të siguruar që drejtësia të vihet në vend dhe të ndërmerren veprimet e nevojshme korrigjuese, në përputhje me përkushtimin tonë për ruajtjen e standardeve më të larta të sjelljes brenda organizatës sonë”, thuhet në njoftimin e Doganës./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?