Suspendohet një zyrtar i Prokurorisë Themelore në Prishtinë

Prokuroria arrestoi katër persona

Sekretariati i Këshillit Prokurorial të Kosovës ka pezulluar një zyrtar të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, i arrestuar nën dyshimet për veprën penale marrje ryshfeti.

Vendimi për pezullimin e këtij zyrtari nga ushtrimi i detyrave zyrtare vlen deri në marrjen e vendimit përfundimtar nga ana e gjykatës.

Ndryshe, me urdhër të Prokurorisë Themelore në Prishtinë janë arrestuar katër persona për veprat penale marrje dhe dhënie të ryshfetit.

Dy të arrestuarit e parë janë F.K, dhe I.I., të dy punonjës të Gjykatës Themelore në Prishtinë, të dyshuar për veprën penale “marrje ryshfeti”.

Po ashtu, Prokuroria njofton se janë arrestuar edhe dy persona tjerë B.P dhe I.S. të dyshuar për veprën penale “dhënie të ryshfetit”.

Back to top button