Suspendohet një zyrtar policor në Prizren

Një zyrtar i Policisë së Kosovës në Prizren, është suspenduar pasi që është i dyshuar për veprën penale të kanosjes.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Inspektoratit Policor të Kosovës, Arbër Beka.
“Inspektorati Policor i Kosovës ju konfirmon se ka rekomanduar suspendimin e një zyrtari policor i angazhuar me detyrë në Prizren. Rekomandimi për suspendim është bërë dje pasi që i njëjti është i dyshuar për veprën penale të kanosjes. Veprimet tjera do të ndërmerren në përputhje me autorizimet ligjore të IPK-së dhe koordinimin me prokurorinë kompetente”, ka thënë Beka./21Media

Back to top button