Libri i rrallë i Robert Burns, pjesë e ekspozitës në Skoci

Një botim i rrallë i librit me poezi të Robert Burns u shpëtua nga një koleksionist në fund të viteve 1800, ndërsa po grisej nga një berber.
John Murison, e kishte parë librin në një gjendje të rrënuar në një dyqan në Shrewsbury.
Koleksionisti i Glasgout hyri për të blerë librin, Poems Chiefly In The Scottish Dialect.
Tani është i ekspozuar në Fife në Skoci, megjithëse mungojnë 50 faqet e para.
Data e saktë që Murison e shpëtoi librin nuk dihet, por mendohet se ka qenë në vitet 1880 ose 1890./21Media

Back to top button