Sveçla deklarohet për arrestimin e ish-policit serb: Ka organizuar sulmin terrorist në zyrat e KKZ-së

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka informuar se Policia sot ka ndaluar në pikën kufitare në Jarinje ish-zyrtarin policor, ish-pjesëtarin e MUP-it, i cili ka qenë i integruar më parë në Policinë e Kosovës, Dejan Pantiç.
Sveçla ka theksuar se i ndaluari, sipas dëshmive të Policisë së Kosovës, ka organizuar sulmin terrorist në zyret e KKZ-së në veri të vendit “me ç’rast ishin sulmuar zyrtarët e KQZ-së dhe zyrtarët policor. Pantiç akuzohet për kryerjen e veprave terroriste dhe sulm kundër rendit kushtetues”.
Sveçla ka ftuar qytetarët për ruajtje të qetësisë.
“Grupe ekstremiste me qëllim të parandalimit të vendosjes së drejtësisë janë organizuar në bllokim të disa rrugëve dhe ngritje të barrikadave në Leposaviç, Zveçan dhe Zubin Potok. Ftoj të gjithë qytetarët për ruajtje të qetësisë e në veçanti qytetarët tanë të etnisë serbe që të mos bëhen pjesë e organizimeve të grupeve kriminale në veri. Asgjë nuk mund t’i ndalë institucionet e Republikës së Kosovës për ofrim të sigurisë për qytetarët pa dallim e për sjellje para drejtësisë të të gjithë shkelësve të ligjit.”, ka shkruar ai në Facebook./21Media

Back to top button