Sveçla e Mehaj në Jarinjë e Bërnjak: Të përkushtuar për sundim të ligjit në çdo cep të vendit

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, kanë vizituar sot pikat kufitare në Jarinë dhe Bërnjak.
Sveçla ka thënë se sngazhimi i shtuar dhe i pandalshëm i Njësiteve të Policisë së Kosovës, luftimi i kontrabandës dhe kontrolli efikas kufitar po prodhojnë rezultate të dukshme.
“Vizitova dy pikat kufitare në të cilat po vijon poashtu zbatimi i marrëveshjeve”, ka shkruar Sveçla në  Facebook.
Ai tutje ka theksuar se mbesin të përkushtuar për ngritje dhe forcim të kapaciteteve tona drejt qëllimit për sundim të rendit dhe ligjit në çdo cep të vendit tonë./21Media
 

Back to top button