Sveçla: Është ndërprerë lëshimi i fletë hyrjeve-daljeve nga ana e Serbisë
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se është ndërprerë lëshimi i fletave të hyrje-daljeve nga autoritetet serbe për qytetarët e Kosovës. Ai këto deklarata i bëri nga pika kufitare në Bërnjak.
“Tash mund të konfirmoj se këtu në Bërnjak kishim një veturë me gazetarë që kaloi pa probleme, është ndërprerë lëshimi i fletë hyrjeve-daljeve nga ana e Serbisë. E njëjta ka ndodhur edhe në Merdarë, Dheu i Bardhë dhe në Muçibabë” , deklaroi Sveçla.
Ai shtoi së në Jarinjë ende nuk ka kaluar ndonjë veturë.
“Për Jarinjë nuk kemi ende ndonjë veturë që ka kalu. Mund të konkludojmë që autoritet e Serbisë kanë ndërprerë fletë leshimet për hyrje dalje. Kjo është një lehtësim i madh për qytetaret tanë që udhëtojnë andej”, tha ai./21Media