Sveçla i bindur se procesi zgjedhor në veri do të përfundojë i qetë

Gjatë raportimit të tij në Komisionin për Integrime Evorpiane, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla foli edhe për zgjedhjet në veri.

Ai tha se policia dhe e gjithë Ministria e Punëve të Brendshme është në dispozicion të KQZ-së.
“Për sa i takon çështjes së zgjedhjeve, policia e Kosovës, por edhe e gjithë Ministria e Punëve të Brendshme është në dispozicion të KQZ-së, në mënyrë që këto zgjedhje të vijojnë dhe përfundojnë suksesshme. Për neve është imperativ që këto zgjedhje të mbahen në një atmosferë të qetë, të sigurtë, qoftë për organizatorët, poashtu edhe për vet qytetarët atje”, deklaroi ai.

Ndërkohë u shpreh i i bindur se procesi zgjedhor do të përfundojë i qetë.

“Me rëndësi është të institucionet e Kosovës janë duke vijuar me organizimin e procesit zgjedhor, ashtu siç është më së miri. Unë jam i bindur se gjithë ky proces do të përfundojnë i qetë, i suksesshëm, duke i tejkaluar edhe problemet të cilat i përmenda”, u shpreh tutje ai./21Media

Back to top button