​Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

Ka filluar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, ku pritet të caktohet seanca e re plenare.

Në rend të ditës për shqyrtim janë një sërë pikash, mes tyre edhe projektligje.

Ndërkaq, do të shqyrtohen edhe disa pika nga seancat e kaluara plenare.

Në rend dite të kësaj mbledhje, pritet të jetë shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë dhe projektit ndërmjet Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e financave, punës dhe transfereve, KOSTT (Operator sistemi, transmisioni dhe tregu sh. A.) dhe Frankfurt am Main (KFW).

Po ashtu shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë në mes të Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për rindërtim dhe zhvillim për Projektin “Ngrohtorja solare e Prishtinës”,

Si dhe shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-184 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-024 për trajtimin e ndërtimeve pa leje.

Back to top button