Sveçla: Ka përfunduar epoka kur Kosova nënshtrohet, mesazhin e kanë kuptuar Beogradi e Brukseli

 
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla duke komentuar procesin e reciprocitetit në targa me Serbinë, ka thënë se epoka kur Republika e Kosovës nënshtrohet ka përfunduar, dhe sipas tij, këtë mesazh tashmë e ka kuptuar Beogradi dhe Brukseli.
Sveçla ka thënë se Kosova ka Qeveri të re sovrane të cilën askush nuk mund ta shantazhojë për shkak të hiseve në krim e korrupsion.
Ai tutje ka thënë se krimi dhe korrupsioni do të luftohen në çdo cep, derisa përshëndeti profesionalizmin e Policisë së Kosovës.
“Epoka kur Republika e Kosovës nënshtrohet ka përfunduar, dhe këtë mesazh tashmë e ka kuptuar Boegradi dhe Brukseli. Kosova ka Qeveri të re sovrane të cilën askush nuk mund ta shantazhojë për shkak të hiseve në krim e korrupsion. Sovraniteti dhe ligjshmëria do të shtrihet në tërë territorin e Republikës së Kosovës, me çdo kusht. Krimi dhe korrupsioni do të luftohen në çdo cep. Policia e Kosovës e dëshmoi për 13 ditë se përveç që është profesionale është edhe gatshme të kryej misionin e saj me sukses”, ka shkruar Sveçla ndër të tjera në Facebook.
Të shtunën, më 2 tetor, janë zhbllokuar dy pikat kufitare, Jarinjë dhe Bërnjak, të cilat lidhin Kosovën dhe Serbinë./21Media

Back to top button