Chelsea merr fitore të madhe ndaj Southamptonit dhe rrëmben kreun e tabelës

 
Pas humbjes nga Manchester City, Chelsea është rikthyer te fitorja në Premier Ligë ku ka arkëtuar tri pikë të reja pasi e ka mposhtur Southamptonin me rezultat 3-1.
Chalobah i dhe epërsinë e hershme skuadrës së Thomas Tuchel duke realizuar pas vetë, nëntë minutave lojë në “Stamford Bridge” dhe ky ishte njëherit goli i vetëm i pjesës së parë në këtë takim.
Në pjesën e dytë, Southamptoni reagoi duke e barazuar rezultatin me golin e Ward-ProWse në minutën e 61’, por nga këtu e tutje gjerat nuk shkuan mirë për skuadrën mysafire.
Fillimisht ata mbetën me një lojtarë më pak në fushë pas përjashtimit me karton të kuq të golashënuesit Prowse dhe pas kësaj Chelsea shënoi dy gola përmes Werner në minutën e 84’ dhe Chilwell në të 89-tën.
Kjo fitore e rikthen Chelsean në kreun e tabelës me 16 pikë, dy më shumë se Liverpooli dhe Manchester United në vendet dy dhe tre.

Back to top button