Sveçla: Kosova s’do të jetë më streha e kriminelëve

 

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçl, sot pas kapjes së një sasie të kokainës ka deklaruar se Kosova me të gjitha kapacitetet e saj do të jetë e pakompromis në luftimin e të gjitha aktiviteteve kriminale që rrezikojnë sigurinë e qytetarëve dhe që sfidojnë sundimin e ligjit.

Ministri ka shtuar se, pas 14 shkurtit, Kosova nuk do të jetë më streha e kriminelëve.

“Sot gjatë një aksioni të koordinur me institucionet e partnerëve tanë, Policia e Kosovës ka kapur një sasi të konsiderueshme të substancës së dyshuar, kokainë. Falënderoj institucionet e partnerëve tanë aleat që ndihmuan në këtë zbulim dhe përgëzoj pjesëtarët e Policisë së Kosovës për kryerjen e shkëlqyeshme të detyrës së tyre. Republika e Kosovës me të gjitha kapacitetet e saj do të jetë e pakompromis në luftimin e të gjitha aktiviteteve kriminale që rrezikojnë sigurinë e qytetarëve dhe që sfidojnë sundimin e ligjit.”, ka shkruar Sveçla në facebook./21Media

Back to top button