Sveçla: Mbesim të përkushtuar dhe të pakompromis në luftën ndaj çdo ilegaliteti

Pas operacionit policor ku u sekuestruan 182 kilogramë marihunë, ka reaguar Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Në një postim në Facebook, Sveçla ka shkruar se mbetën të përkushtuar dhe të pakompromis në luftën ndaj çdo ilegaliteti që cënon jetën e qytetarëve dhe sigurinë e vendit.

“Edhe një sukses i Policisë së Kosovës mbrëmë, që rezultoi me sekuestrimin e 182 kilogramëve marihuanë në vlerë prej 400 mijë eurosh, që po transportohej nga Serbia për Kosovë. Mbesim të përkushtuar dhe të pakompromis në luftën ndaj çdo ilegaliteti që cënon jetën e qytetarëve tanë dhe sigurinë e vendit tonë” ka shkruar Sveçla./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button