Sveçla në Itali, takohet me Komandantin e Përgjithshëm të Karabinierëve

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, po qëndron për vizitë zyrtare në Itali, ku është pritur në takim nga Komandanti i Përgjithshëm i Karabinierëve, Gjeneral Teo Luzi.

Sipas njoftimit të MPB, në këtë takim është diskutuar për bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet Policisë së Kosovës dhe pjesëtarëve të Karabinierëve.

“Me këtë rast, Gjenerali Luzi ka vlerësuar lartë bashkëpunimin e Policisë së Kosovës me Karabinierë. Ndërsa ministri Sveçla e ka falënderuar për punën dhe përkushtimin e pjesëtarëve të Karabinierëve në Kosovë. Të dyja palët janë dakorduar për thellim të bashkëpunimit ndërmjet dy policive, në shkëmbimin e përvojave dhe njohurive profesionale”, thuhet në njoftim.

Back to top button