Sveçla në Izrael, flet për bashkëpunimin rreth përvojave në inteligjencën policore

Ministri i punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla është takuar sot me ministrin e Sigurisë Publike të Izraelit në Jerusalem z. Omar Bar Lev.
Ky takim është zhvilluar në kuadër të pjesëmarrjes së Sveçlës, në Konferencën për Siguri Kibernetike të organizuar në Izrael.
Në takim dyshja kanë diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit bilateral në fushën e sigurisë publike, kryesisht në luftimin e krimit dhe korrupsionit, për mundësitë e mbështetjes në forcimin e kontrollit kufitar, për ngritje të kapaciteteve përmes trajnimeve të ndryshme të Policisë së Kosovës dhe shkëmbimin e përvojave të policisë izraelite përfshirë edhe përvojat në inteligjencën policore, si dhe u diskutua edhe për nevojat dhe mundësitë e investimeve në Kosovë.
Sveçla përmes një postimi në ”Facebook”, ka bërë të ditur se ministri z. Omar Bar Lev shprehu gatishmërinë e plotë për mbështetje për të gjitha çështjet që diskutuam e veçanërisht për Policinë e Kosovës.
Vizita e ministrit Sveçla në Izrael u vlerësua lartë si vizita e parë nga autoritetet institucionale të Qeverisë së Republikës së Kosovës që nga shpallja e Pavarësisë dhe nga themelimi i marrëdhënieve diplomatike mes dy shteteve tona./21Media

Back to top button