Kaloni te përmbajtja kryesore

Sveçla: Njëri nga të vrarët në sulmin terrorist është Bojan Mijailoviq, turproja e shefit të BIA-s serbe, Aleksandar Vulin

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se sot është konfirmuar që njëri nga të vrarët në sulmin terrorist në Banjskë është edhe Bojan Mijailoviq, turpëroja e shefit të BIA-s serbe, Aleksandar Vulin, i cili e shoqëronte në vizitën e tij në Republikën e Kosovës në vitin 2013.

Sveçla ka thënë se Shteti i Serbisë është këmbë e krye i përfshirë në këtë sulm terrorist me qëllim destablizimin e Republikës së Kosovës.

“Për këtë gjë tashmë ekziston edhe lidhja formale e strukturore e përfshirjes së Aleksandar Vuçiq në sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit: Milan Radojçiq, si nënkryetar i Listës serbe dhe truproja e Aleksandër Vulinit, shef i BIA-s. Të dy këta po ashtu të sanksionuar në listën e zezë të ShBA-ve. Të dy këta nga njerëzit më të afërt të presidentit të Serbisë.”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Sipas tij , këto fakte janë dëshmi tjetër se synimet e Serbisë ndaj Republikës së Kosovës nuk kanë ndryshuar aspak nga koha e regjimit të Millosheviqit, ish-ministri i Propagandës së atij regjimi, tash president i regjimit aktual në Serbi.

“Edhe optimistët më të mëdhenj që deri tash e kanë gënjyer veten për ndryshimet në këtë shtet besoj janë bindur për të kundërtën këto ditë.Dua të shpreh edhe njëherë mirënjohje për qëndresën e Policisë së Kosovës atë ditë dhe për profesionalizmin e pashoq, aksion në të cilin nuk është lënduar asnjë civil.’, ka shkruar Ministri Sveçla./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button