Sveçla pas aksionit në rastin “Brezovica”: Jemi te vendosur që të zbatojmë ligjin

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka përgëzuar institucionet e Kosovës për aksionin e sotëm “Brezovica”.
“Përgëzoj Policinë e Kosovës, Prokurorinë dhe të gjitha institucionet tjera për realizimin e suksesshëm të aksionit të radhës në luftën e pakompromis ndaj krimit, korrupsionit dhe keqpërdorimit të detyrës zyrtare, në aksionin ‘Brezovica’ pas vlerësimit të raporteve nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda në Prishtinë, Agjencia Kadastrale e Kosovës dhe Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës”, shkroi ai.
Sveçla tha se ‘janë të vendosur në zbatimin maksimal të ligjit’
“Jemi te vendosur që të zbatojmë maksimalisht ligjin dhe të gjithë shkelësit e keqpërdoruesit të vendosen para drejtësisë dhe organeve kompetente. Lufta jonë ndaj krimit, korrupsionit dhe zhvatësve të pasurisë publike do të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme me të gjitha angazhimet e plota të organizmave tanë institucional në mbrojtjen efektive të së përbashkëtës”, ka përfunduar Sveçla./21Media 

Back to top button