Sveçla pas vizitës në veri: Situata është e qetë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dje ka vizituar komunat veriore të Kosovës.
Sveçla ka thënë se “situata atje është e qetë dhe stabile”.
Ministri Sveçla postuar edhe një video ku shihet duke folur me ushtarë të KFOR-it e policë të Njësisë Speciale.
“Sot, së bashku me zëvendësministrin Bardhyl Dobra dhe ekipen, realizova vizitat e rregullta në komunat veriore të Republikës së Kosovës. Nga takimet e shumta me pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe KFOR kuptuam se situata në këto komuna është e qetë dhe stabile. Nga kjo vizitë, ne pamë nga afër se ata suksesshëm po përmbushin detyrat e tyre në zbatimin e ligjit, ruajtjen e paqes dhe ofrimin e një stabiliteti të qëndrueshëm si qëllim yni i përbashkët. Angazhimi i tyre i përditshëm në ofrimin e sigurisë dhe vendosjen e ligjshmërisë janë edhe lehtësim por edhe garancë për një jetesë më të mirë të banorëve të kësaj zone”, shkroi Sveçla.
Ministri Sveçla ka thënë se “Institucionet e Republikës së Kosovës do të vazhdojnë të sigurojnë lëvizjen e lirë për të gjithë qytetarët pa dallim, në përputhje me ligjet në fuqi”.
“Do të jemi zbatues të vendimeve të drejta dhe ligjore të cilat janë në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, përfundoi Sveçla./21Media

Back to top button