Çfarë dëshmuan tre shtetasit me pasaportë ruse e ukrainase pas incidentit në Gramsh?

Dy ushtarë shqiptarë janë lënduar si pasojë e një incidenti që ka ndodhur në Uzinën ushtarake në Gramsh, ku tre shtetas me pasaporta ruse dhe ukrainase kanë tentuar të hyjnë në uzinë.
Është zbardhur edhe dëshmia e parë e dy shtetasve rusë (një burrë dhe një grua) si dhe e shtetasit nga Ukraina të cilët u arrestuan pas incidentit.
S.T 33 vjec dhe M.Z 24 vjec, të dy shtetas rusë si dhe F.A 25 vjeç shtetas ukrainas u ndaluan pasditen e 20 gushtit 2022 ndërsa dy ushtarë shqiptarë u sulmuan me sprej neuroparalizues.
Ata i kanë thënë policisë se ishin fotografë dhe kishin blogerat e tyre ku reklamonin kryesisht foto dhe video të ish bazave ushtarake të Bashkimit Sovjetik të ndërtuar gjatë periudhës së komunizmit. Ata kanë thënë se fotografonin kryesisht territore ushtarake që janë të braktisura dhe nuk përdoreshin më nga shteti, raporton Ora Neës.
Gjithashtu, kanë treguar se kanë fotografuar bunkerë dhe tunelë të nëndheshë, si dhe vende të unizës, territore të braktisura.
Policia e Gramshit informoi se grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe  dokumentimin ligjor të saj dhe se për këtë ngjarja janë angazhuar Departamenti i Policisë Kriminale dhe Drejtoria e Antiterrorit në Policinë e Shtetit  dhe po koordinohen veprimet me Shtabin e Përgjithshëm të  Forcave të Armatosura./oranews

Back to top button