Sveçla pas vizitës së kryetarit të Leposaviqit: I ofrova mbështetjen në ushtrimin e funskionit sipas ligjit

(Lajm i përditësuar)


Sveçla pas vizitës së kryetarit të Leposaviqit: I ofrova mbështetjen në ushtrimin e funskionit sipas ligjit

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla pasi vizitoi kryetarin e Leposaviqi, Lulzim Hetemin tha se I ofroj mbështejten e tij.

Sveçla po ashtu u shpreh optimist se do të kalohen të gjitha sfidat.

“Sot pata nderin të pritem në zyren e tij nga Lulzim Hetemi, Kryetari Komunës së Leposaviqit. I urova punë të mbarë dhe i ofrova gjithë mbështetjen time në ushtrimin e funksionit të tij, sipas mandatit të përcaktuar nga ligjet e Republikës së Kosovës. Bashkë do t’i kalojmë të gjitha sfidat e do të vazhdojmë angazhimin për të mirën e gjithë qytetarëve tanë.”, shkroi në Facebook ministri i brendshëm.


Vendoset flamuri i Kosovës në objektin e Komunës së Zveçanit

Flamuri i Republikës së Kosovës është vendosur para pak minutash në objektin e Komunës së Zveçanit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RTV21 Official (@rtv21)


Sveçla nga Leposaviqi: Këtu është Republikë e Kosovës

Pas takimit që pati me kryetarin e Leposaviqit, Lulzim Hetemi, Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla u shpreh i bindur se të gjitha këto vështirësi do t’i tejkalojnë, dhe tha  ajo çka po bëjnë autoritetet e Kosovës është legjitime.

“Erdha, e vizitova kryetarin e Komunës, i dëshirova punë të mbarë. Shpreha mbështetjen tonë, u pajtuam që ka nevojë të gjitha institucionet, qoftë vendore apo qoftë qendrore, të punojnë për të mirën e qytetarëve, me iu shërby qytetarëve përkundër vështirësive. Ne jemi të bindur që të gjithë këto vështirësi do t’i tejkalojmë. Policia e Kosovës është Kosovës dhe këtu është Republikë e Kosovës”, ka thënë Sveçla para mediave nga Leposaviqi.


Kryetari i Leposaviqit hyn në Komunë, shkon edhe Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka shkuar para disa minutash në Leposaviq.

Sveçla ka hyrë në objektin e Komunës së Leposaviqit.

Gjithashtu, edhe kryetari i Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi është parë gjatë ditës së sotme deri sa ka hyrë në objektin komunal nën përcjellje të policisë.

Në afërsi të komunës edhe gjatë ditës së sotme janë parë njësitë speciale të Policisë së Kosovës të cilët janë duke ofruar rend dhe siguri në atë pjesë që nga dita e djeshme.

Kjo pas situatës së krijuar pasi që tre kryetarët e rinj të komunave Zubin Potok, Leposaviq e Zvecan hynë brenda objekteve komunale për të ushtruar të drejtën e tyre meqë fituan votat për të qeverisur atje./kallxo


Largohet një kamion-barrikadë në Zveçan

Largohet një kamion-barrikadë në Zveçan, situata është e qetë, por nën tension

Situata në komunën e Zveçanit, në veri të Kosovës, është e qetë, por nën tension.

Forcat e Njësisë Speciale të Kosovës janë duke qëndruar në objekte të komunës së Zveçanit.

Para pak çastesh është një kamion i madh nga forcat e ushtrisë.


Policia tregon për gjendjen aktuale në veri

Një ditë pas tensioneve në veri të vendit, situatua atje rezulton të jetë e qetë. Kështu konfirmoi për portalin rtv21.tv zëdhënësi i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Gjatë ditës së premte derisa kryetarët e rinj të katër komunave atje po tentonin të hynin në zyrat e tyre, u priten me protesta nga qytetarët serb në përpjekje për ta penguar hyrjen e tyre në ndërtesat e komunave. Polica përdori gaz lotsjellës dhe shok-bomba për të shpërndarë protestuesit. Ndërsa veprimet e insitucioneve të Kosovës u dënuan nga aleatët ndërkombëtarë.

Gjatë kryerjes së detyrës të premten në veri pesë policë kanë marrë lëndime të lehta dhe katër automjete zyrtare janë dëmtuar .

Përmes një njoftimi policia ka bërë të ditur se lëndimet e policëve kanë ardhur pasi protestuesit kanë hedhur mjete të ndryshme të forta dhe shok bomba në drejtim të Policisë dhe automjeteve zyrtare,./21Media

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RTV21 Official (@rtv21)

Back to top button