Sarrazin nga Mitrovica: Nuk lejojmë që për ndonjë budallallëk të hidhet poshtë Marrëveshja e

(Lajmi përditësuar)
Sarrazin niset drejt veriut
Emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, është nisur në në veri të Kosovës, pas vizitës së tij në Mitorovicën e Jugut.
Nuk është bërë ende zyrtare nëse do t’i takojë përfaqësuesit e Listës Serbe.
Sarrazin nga Mitrovica: Nuk lejojmë që për ndonjë budallallëk të hidhet poshtë Marrëveshja e Ohrit
Ka përfunduar takimi i emisarit Manuel Sarrazin, me përfqësuesit e mediave ku emisari tha se pas zhvillimeve të djeshme i ështe dashur që menjëherë të udhëtojë në Kosovë.
Ai ka bërë thirrje për mos përshkallëzim të situatës, ndërkaq emisari i posacëm e bëri të qartë se marrëveshja e Ohrit duhet të respektohet dhe sic tha ai BE dhe USA nuk do të lejojnë të bie poshtë Marërveshja e Ohrit, “për budallallëqe politike,.
“Marrëveshja e arritur në Ohër me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, përfaqësuesit të jashtëm Borrell dhe emisarit Lajcak është mundësi e mirë për gjithë rajonin e sidomos Kosovën dhe Serbinë për paqe dhe qetësi. Mesazhi im për sot është që ne nuk do të lejojmë që marrëveshja e Ohrit që ofron mundësi, të hidhen poshtë për shkak të një budallallëku. E kuptoj se për shumë njerëz në Republikën e Kosovës, deklaratat për marrëveshjen e Ohrit e ardhura nga Beogradi janë të papranueshme dhe vështirë të kuptueshme. Por çdo politikan në këtë vend dhe rajon ka përgjegjësi për veprimet e veta dhe natyrisht se ndjenja e ndonjërit prej tyre është se gjërat nuk po shkojnë si duhet, nuk mund të merren vendime të pamatura”, tha Sarrazin, raporton RTV21 nga vendi i ngjarjes.
Sarrazin viziton edhe Mitrovicën, agjenda e vizitës së emsiarit gjerman në Kosovë
Gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, do të takohet edhe me Presidenten Vjosa Osmani, pas zhvillimeve të djeshme në veri të vendit,
Sipas njoftimit të Ambasadës së Gjermanisë në Kosovë ai do të shkojë edhe në Komunën e Mitrovicës. Atje ka ftuar përfaqësuesit e mediave për një takim 20-30 minutësh.
Takimi do të mbahet në orën 13:30, në zyret qendrore të EULEX’it në Mitrovicën Jugore.
Sarrazin takohet me komandantin e KFOR-it: Dënojmë vendimin e Kosovës në veri
Emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin po qëndron sot për vizitë në Kosovë.
Para takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, ai është takuar me komandantin e KFOR-it, Angelo Mikele Ristuccia për të diskutuar lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë.
“Në Kosovë për të vlerësuar situatën, duke folur me EULEX-in, KFOR-in, Qeverinë e Kosovës, serbët e Kosovës në Mitrovicë . Ne dënojmë vendimin e Kosovës për të detyruar hyrjen në ndërtesat komunale në veri dhe reagimet e dhunshme ndaj saj.”, ka shkruar Sarrazin në Twitter.
Ai ka kërkuar vetëpërmbajtje dhe përkushtim nga Kosova dhe Serbia për çështjen e dialogut.
“Vetëpërmbajtje nga të gjitha palët dhe përkushtimi i plotë nga Kosova dhe Serbia për dialogun e udhëhequr nga Bashkimi Evropian dhe zbatimi i menjëhershëm i marrëveshjeve të arritura është e nevojshme. Mbështetje e plotë për Miroslav Lajcak në përpjekjet e tij.”, ka shkruar tutje ai.
Emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin në orën 10:00 do të takohet me kryeministrin Albin Kurti