Sveçla për sulmin e fundit: Gjendja shëndetësore e policëve është e mirë
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla pas sulmit të sotëm në veri ka thënë se gjendja shëndetësore e zyrtarëve policor është e mirë dhe nuk ka dëmë materiale. Ai sot ka vizituar pikat kufitare Jarinje e Bërnjak, Shaptej vendi ku ka ndodhur sulmi i mbrëmshëm, si dhe në Izvor e Trebickë, ku Policia jonë kufitare mbikqyrë bllokimin e rrugëve ku më herët është zhvilluar kontrabanda.
Sveçla ka thënë se përkundër pesë sulmeve të njëpasnjëshme që kanë ndodhur ndaj zyrtarëve policor, puna e tyre po vazhdon me intensitet të njejtë e me vigjilencë të shtuar.
“Vazhdojmë bashkë e me përkushtim maksimal që të luftojmë çdo grup kriminal që me aktivitete ilegale cënojnë sigurinë e vendit tonë”, ka shkruar Sveçla ndër të tjera në Facebook.
Dje dy vetura të Policisë së Kosovës të cilat po bartnin zyrtarë policorë për në pikat kufitare, janë sulmuar. Kështu ka bërë të ditur në një konferencë për media, Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla./21Media